Rikthimi i Sherlock Holmes, dy muaj nga premiera e filmit, fabula ende mister
Dy muaj nga premiera e një prej filmave më të famshëm hollivudianë, rrjeti BBC ka publikuar disa detaje të përmbajtjes. Episodi i ri i vjen si një dhuratë për Krishtlindje për të gjithë fansat e një prej aventurave dhe personazheve emblematik në historinë e kinemasë, Sherlock Holmes.Gjatë 90 sekondave zbulohet më në fund titulli, ai është “The abominable Bride”, dhe se do të shfaqet njëherësh në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fabula mbetet ende mister.Ajo çfarë mund të kuptohet nga përmbajtja e këtij episodi, është se dy protagonistët Sherlock Holmes dhe Doctor Watson, Interpretuar nga Benedict Cumberbatch dhe Martin Freeman, udhëtojnë drejt një shtëpie të madhe gotike, ku Sherlock flet për misione vetëvrasëse dhe luftë, ku ai shfaqet më shumë i përhumbur se në episodet e kaluara.Skena të frikshme, fantazma në korridoret e errëta, premtojnë një prodhim mistik televiziv. Për të gjithë adhuruesit e filmit të famshëm, data e shfaqjes, do të jetë 1 Janari i 2016-s.