Halloween , Tokio pushtohet nga festimet, mijëra njerëz në rrugë me kostume

Në Kavasaki të Japonisë është zhvilluar paradë e përvitshme e Hallouinit, ku mbi 2500 njerëz prezantuan kostumet e tyre. Temat e kostume ishin të larmishme, nga heronjtë e luftës e deri tek personazhet e famshme si Jack Sparrow apo Super Mario. Kishte madje edhe qen me kostume si shtriga apo magjistarë.Festimet e këtij viti të Halloweenit u pararendën edhe nga një paradë e yjeve të Star Wars, ku më shumë se 100 pjesëmarrës u veshën si karakteret e filmit të famshëm përfshirë trupat e stuhisë, princesha Leia apo Obi Wan Kenobi.Edhe pse parada u mbajt një javë para pushimeve tradicionale, shumë njerëz u shprehën të emocionuar teksa ecën përpara prefekturës së qytetit, rreth 30 minuta larg nga zemra e kryeqytetit Tokio."Në të shkuarën jam veshur si zombie por në fund i trembja fëmijët dhe i bëja të qanin. Këtë vit vendosa të vesh dicka ndryshe, për ti bërë ata të lumtur," -tha parukierja 31 vjeçare, Hitomi Ishihara, e cila kishte zgjedhur të vishte kostumin e Super Marios."Jemi këtu për ti bërë fëmijët të qajnë," -tha një tjetër pjesëmarrëse, Sophie Yoshikawa, një student 23 vjeçare, e cila ishte veshur si një klloun i frikshëm.Disa erdhën me kostume të figurave ikonike të televizioneve si psh ylli i regbit japonez Ayumu Goromaru, që drejtoi ekipin drejt fitores kundër Afrikës së Jugut gjatë kupës së botës.Ndërsa disa zgjodhën të ishin sarkastik."Doja të nxisja emocione për lojrat olimpike dhe e dija se asnjë tjetër sdo të vishte këtë kostum," -tha 30 vjecari Motohiro Kishi, teksa u pyet për zgjedhjen e tij.Më shumë se 1 mijë persona u mblodhën në rrugët e Tokios për të ndjekur nga afër paradën, e cila nisi në mbrëmje për të përfunduar në orët e para të mëngjesit."Isha në ankth dhe u kënaqa shumë,"- tha 24 vjecarja Yusuke Shoji, e cila u impresionua nga numri kaq i lartë i ndjekësve këtë vit.Parade e Star Wars u ndoq edhe nga një spektakël i një grupi muzikor, i cili kishte ndërtuar edhe skenën e duhur klasike të filmit. Në këtë skenë, ishte ndërtuar edhe episodi më i fundit i filmit, i cili në kinematë japoneze do të shfaqet duke nisur nga 18 dhjetori."Ka shumë njerëz me kostume. Ti shohësh është vërtet shumë qejf. Ndaj mezi po e presim filmin më të fundit,"- tha 28 vjeçari Maho Kashiwazaki.Ndërsa një tjetër fans i Star Wars tha se kishte shpenzuar muaj të tërë për të përgatitur kostumin e tij."Jam kënaqur shumë. Më është dashur më shumë se një muaj kohë për tu përgatitur,"- tha Satoshi Fuseya, një 45 vjeçare.Në ditët në vijim, të tjera parada për Halloween pritet të organizohen në Tokio dhe qytete të tjera japoneze.Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_1_1 Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_3_1 Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_4_1 Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_5_1 Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_6_1 Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_7_1 Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_8_1 Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_9_1 Halloween-parade-in-Kawasaki-Japan_10_1 /Oranews.tv/