Tymoshenko “nuk mund” të falet

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thënë se nuk mund të falë ish-kryeministren  Yulia Tymoshenko e cila ndodhet në burg që prej 2 vjetësh.“Kur procedurat ligjore kundër saj të përfundojnë, do të mund të adresohet edhe çështja e faljes”, ka thënë Yanukovych.Ai i ka bërë këto komente kur është pyetur nga gazetarë se përse ka qenë e mundur që aleati i Tymoshenkos, ish-ministri i Brendshëm, Yury Lutsenko, të falet për shkaqe shëndetësore, më 7 prill, dhe përse një hap i tillë nuk mund të ndërmerret edhe për Tymoshenkon, e cila trajtohet nga mjekët në një spital të Kharkovit që në maj të vitit 2012.Tymoshenko është dënuar për abuzim të detyrës zyrtare më 2011 dhe po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim.Ajo përballet edhe me akuza të reja për mashtrim dhe evazion fiskal, si dhe akuza të veçanta për urdhrimin e vrasjes së një ligjvënësi më 1996.