Thirrje për bashkëpunim më të madh NATO-Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2013, 08:48
Gjenerali nga Shtetet e Bashkuara, i cili pritet të shërbejë në postin e komandantit të ardhshëm suprem të NATO-s, ka thënë se aleanca duhet të gjejë mënyra për të bashkëpunuar me Rusinë, pavarësisht marrëdhënieve të lëkundshme.Gjenerali i forcës ajrore, Philip Breedlove, i ka bërë këto komente në seancën e konfirmimit para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura.Ai ka thënë se aleanca duhet të kërkojë zona të bashkëpunimit me Rusinë, sepse “Moska do të mbetet aktori kryesor në rajon”.Breedlove u ka thënë senatorëve se nëse SHBA-ja dhe Rusia do të bashkëpunonin në mbrojtjen raketore, ato do t’i dërgonin sinjal të fuqishëm Iranit.