Obama zotohet për mbrojtje nga Koreja Veriore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vendi i tij do të përdorë diplomacinë për të ulur tensionet me Korenë e Veriut, por gjithashtu “do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm” për të mbrojtur SHBA-në dhe aleatët e saj.Obama i ka bërë këto komente pas bisedimeve për Korenë me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.Ky i fundit i ka bërë thirrje Kinës dhe të gjitha vendeve të tjera që kanë ndikim në Korenë e Veriut, që të ushtrojnë autoritetin e tyre për të reduktuar tensionet me Phenjanin.Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, ka shqetësuar shumë vende të Azisë me kërcënimet se do të kryejë sulme bërthamore.Agjencia amerikane e Inteligjencës ka thënë se Koreja e Veriut mund të ketë njohuri për armatosjen e një rakete balistike me kokë bërthamore, por “arma nuk do të ishte shumë e besueshme”.