Agjensia e Mjedisit: Liqeni i Kasharit më i ndoturi, pas tij ai Artificial
Agjensia Kombëtare e Mjedisit publikon të dhënat e nivelit të ndotjes në tre liqenet e kryeqytetit. Liqeni i Kasharit rezulton me ndotjen më të lartë, për shkak të shkarkimit të ujërave të zeza.Pas tij vjen liqeni artificial i Tiranës dhe ai i Farkës, i cili nga matjet rezulton me nivelin më të ulët të ndotjes.Liqeni i Kasharit është nja nga tre liqenet më të ndotura në kryeqytet. Alarmi është dhënë nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, ku sipas monitorimeve të kryera, në liqenin e Kasharit shkarkimi i ujrave të zeza është në nivele të larta.Julian Beqiri: Liqeni i Kasharit rezulton me një cilësi uji të papastër, kjo sepse është i vetmi liqen që ka edhe shkarkime urbane. Pra të gjitha banesat që janë pranë liqenit të Kasharit bëjnë shkarkimet urbane në liqen.Sipas të dhënave liqeni Artificial i Tiranës renditet i dyti nga niveli i ndotjes, ku sërish problem mbeten ujërat e zeza. Liqeni i Farkës rezulton më pak i ndotur.Vanela Gjeçi: Ujrat e liqenit artificial të Tiranës klasifikohen në gjendjen eutotrofike, që do të thotë është një gjendje e një cilësie jo të mirë. Janë dy parametrat që dëshmojnë qartë shkarkimet urbane.Pjesë e raportit të publikuar për herë të parë nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit ishin edhe liqeni i Shkodrës , Ohrit si edhe Laguna e Butrintit.Nga të dhënat, rezulton se liqeni i Shkodrës ka një ndotje mesatare qe shkon drejt përmirësimit po ashtu edhe liqeni i Ohrit.Ndërsa laguna e Butrintit renditet me vlera ndotje minimale.