PD: Prova të pakundërshtueshme që Tahiri ka lidhje me bandat e drogës
PD ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryreministrit Edi Rama si të përfshirë në trafikun e drogës.Në një dalje për mediat, kreu i Departamentit të Sigurisë, Enkelejd Alibeaj duke iu referuar edhe shkrimit të prestigjozes italiane “Corriere della Sera” për shkrimin e oficer Zaganit tha se provat që Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës janë të pakundërshtueshme.PD shikon si të vetme rrugëzgjidhje për qytetarët, largimin e Tahirit dhe Ramës.Alibeaj: Corriere della Sera, gazeta prestigjioze dhe ndër më të rendësishmet në Europe i ka bërë të ditur miliona lexuesve të saj se ministri ynë i brendshëm gjendet nën akuzë për lidhje me bandat më të rrezikshme të drogës në vend.Shtypi më serioz në Itali dhe në Europë ekspozon të vërtetën tronditëse: se në Shqipëri sundon Mafia e lidhur me Qeverinë. Se narkobandat drejtojnë bashkë me Saimir Tahirin. Se mafia e lidhur me ministrin e brendshem eliminon oficerët që guxojnë të flasin, që guxojnë të luftojnë trafikun e drogës.Shqipëria është në gjendjen më të rëndë kriminale në 25 vite, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse interesat e krimit sundojnë vendin.Akuzat, provat dhe dëshmitë e pakontestueshme, të gjitha të çojnë tek Tahiri i habilajve dhe shullazeve me shokë.Tek Tahiri me kushërinjtë Habilaj që vëzhgoheshin nga policia dhe oficeri i lartë Zagani, i cili gjendet sot i kërcënuar me jetë.Tek Tahiri që i ka dorëzuar pikat kyçe si shefin e kufirit të Dhërmiut aty ku paketohet droga e bëhet gati për Itali, në shërbim të bandave.Tek Tahiri që makinën personale e të paprekshme e ka vënë si narkotaksi në shërbit të bandës së Habiljave.Kurrë më parë nuk ka qënë një ministër i brendshëm shqiptar nën akuza kaq të rënda dhe me fakte të pakundërshtueshme si kumbar dhe mbrojtës i trafikut të drogës.Por e gjithë kjo e bën krenar Edi Ramën. Kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, njeriun e përfolur si bashkëpunëtor i hershëm i bandave të drogës të cilave u dha tregun e ndërtimeve të Tiranës si kryebashkiak e për të cilin raporti i punës së OSBE thotë se ka një pasuri prej 200 milion eurosh.Trupa e policisë që lufton krimin, oficerët, burrat dhe gratë në uniformë janë të tradhtuar e kokëulur.Qytetarët janë të pasigurtë, të nëpërkëmbur dhe të poshtëruar.Ka vetëm një rrugë.Largimi i narkoministrit Tahiri dhe shefit të tij protektor që refuzon testin e drogës.