1.7 mln $ për klimën e biznesit, Opozita: Nisma qesharake, ndaloni represionin
Në pikun e ashpërsimit të klimes së biznesit në vend, Ministria e Financave vendos të vërë në dispozicion 1.7 milion dollarë në dispozicion për përmirësimin e kësaj klime. Kjo parashikohet në marrëvshjen me Korporatën Financiare Ndërkombëtare IFC. Opozita e cilësoi të pavend shpenzimin e një fondi të tillë, duke sugjeruar se klima mund të përmirësohet pa qenë nevoja të shpenzohen para, mjafton që qeveria të ndalë represionin ndaj biznesit. Opozita ashperson tonet për sjelljen e qeverisë ndaj biznesit. Gjatë diskutimit të marrëveshjes së konsulencës me IFC-në për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në vend, deputeti Ridvan Bode e cilësoi absurde shpenzimin e 1.7 milionë dollarëve për të përmirësuar klimen e biznesit, kur kjo mund të bëhet edhe me kosto 0.Ridvan Bode: Por nëse e shisni këtë projekt dhe program që ky do të zgjidhi problematikën e të bërit biznes në Shqipëri dhe të investimeve direkte në Shqipëri kjo është thjesht për të kaluar kohën dhe për të gënjyer veten. Ekonomia e vendit ka probleme shumë të mëdha strukturore ka probleme të qëndrimit të qeverisë ndaj biznesit, një frymë represive dhe një qëndrim agresiv kundër biznesit që shoqërohet me rritje të përvitshme taksash të cilat nuk japin asnjë impakt për stabilitetin financiar të vendit.Por për deputetin e maxhorancës Anastas Angjeli një marrëveshje e tillë është e domosdoshme për të implementuar standartet më pozitive për ekonominë dhe biznesin.Anastas Angjeli: Ka më shumë nevojë për bashkëpunim dhe për afrim të legjislacionit me vendet e rajonit pavarësisht nga marrëveshjet që kemi arritur deri tani të tregtisë së lira dhe për ti afruar me hapjen e negociatave me BE.Kostoja totale e shërbimit të konsulencës nga IFC-ja, e parashikuar në këtë marrëveshje kap një vlerë prej 1. 7 milionë dollarësh. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje kjo koorporatë do të ofrojë mbështetje në forcimin e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, duke u fokusuar kryesisht në fushat e tregtisë, investimeve, mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë, me fokus të veçantë në agrobiznes./Oranews.tv/