Infrastruktura rrugore, banorët e Shishtavecit: Të ndërhyhet para dimrit

Banorët e njësisë administrative të Shishtavecit në Kukës, kërkojnë ndërhyrjen për sistemimin e rrugëve që lidh fshatrat e zonës me qytetin. Duke marrë shkas nga vitet e kaluara, banorët thonë se gjatë dimrit zona izolohet si pasojë e infrastrukturës së keqe dhe mospastrimit të borës apo akullit. Kukës-Banorët e zonave të thella të Shishtavecit, Topojanit e Zapodit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për riparimin e rrugëve që lidhin këto fshatra me rrugën nacionale Kukës-Shishtavec. Të shqetësuar banorët thonë se afrimi i stinës së dimrit në Qarkun e Kukësit shoqërohet me reshje të dendura shiu e bore, duke sjellë dhe bllokimin e këtyre zonave.Aktualisht, kompanitë që kanë fituar tenderin për rikonstruksionin e rrugës Kukës - Shishtavec janë duke punuar për mbarimin e punimeve, mirëpo kontratat e tyre nuk parashikojnë ndërhyrje në rrugët që lidhin Topojanin e Zapodin me këtë rrugë./Oranews.tv/