Familjet deportohen nga Gjermania drejt Kukësit, nxënësit rikthehen në shkollë

Viti i ri shkollor nisi me 220 fëmijë më pak, pjesëtarë të familjeve të cilat u larguan drejt Gjermanisë në kërkim të një jete më të mirë.Sot vërehet kthimi në shkollë i fëmijëve,familjet e të cilëve janë deportuar nga vendet e Bashkimit Europian pas refuzimit të kërkesës për azil“Deri tani na rezulton që kemi 11 fëmijë në arsimin bazë dhe 1 në arsimin e mesëm. Do hartojmë programe të veçanta për të rekuperuar pjesët që ata fëmijë vijnë me vonesë” thotë Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Kukës, Kujtim Ademi.Jo zyrtarisht, në total nga qarku i Kukësit drejt Gjermanisë, mendohet se janë larguar rreth 7000 persona. si shkak kryesor renditen kushtet e vështira ekonomike./Oranews.tv/