Familjarët e peshkatarit të mbytur bëjnë apel për gjetjen e trupit

Gjashtë ditë nga mbytja e peshkatarit Yqmet Shatza në ujërat e Bunës, familjarët i bëjnë apelit shtetit t'i ndihmojë, duke sjellë polumbarë për të kërkuar në thellësi të lumit.Ata thonë se ndonëse po i vijojnë vet kërkime në liqenin e Shkodrës, në Mal të Zi, dhe në Velipojë, deri tani nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e 52 vjecarit, me shpresën për t'i bërë nderimet e fundit."Na ndihmoni të gjejmë trupin, se kemi 6 ditë pa ngrënë e pa pirë" thotë Remzie Shatza, e motra e peshkatarit të mbyturTë mërkurën e 21 tetorit, babai i 4 fëmijëve po peshkonte në ujrat e lumit Buna së bashku me 60 vjeçarin Isuf Vejuka, kur varka e tyre u përmbys. Vejuka arriti të dilte i gjallë ndërsa 52 vjeçari Yqmet Shatza nuk mundi, dhe prej asaj dite familjarët kërkojnë trupin e pajetë.familjaret e peshkatarti/Oranews.tv/