Cërrik, 80 % e banorëve janë të papunë
Cërriku, qyteti që dikur mori zhvillim me Uzinën e Përpunimit të Naftës, dhe ndërmarrjen bujqësore, sot mbahet gjallë fal prurjeve nga emigrantët.Zyrtarisht sipas shifrave nga zyra e punës, rreth 80% e popullsisë prej 10 mijë banorësh në Cërrik figurojnë të papunë.Ndonëse janë rregjistruar në zyrat e punës, nuk kanë mundur të punësohen, ndërsa mundësi të vetme shohin sheshin në qendër të Cërrikut, ku dalin çdo ditë me shpresën se dikush do ketë nevojë për ta.“Kam qenë disa herë pranë zyrës së punës. Më kanë thënë se do ju njoftojmë me telefon por asgjë. Dalim në shesh për të gjetur një punë, kjo është e vetmja shpresë” thotë një i papunë.Kryebashkiaku i Cërrikut, teksa pranon që papunësia është problem madhor për njësinë vendore, ngre shqetësimin edhe për ndihmën ekonomike. Sipas tij, shumë qytetarë janë hequr nga skema me pa të drejtë.“Aplikimi I sistemit pilot duhet rishikuar pasi kemi probleme dhe refuzime të paargumentuara pse janë hequr nga skema” thotë ai.
/Oranews.tv/