Kanada, mbytet varka me 27 pasagjerë, 5 persona humbin jetën
Një barkë e rojave detare të balenave është përmbytur duke u marrë jetën pesë personave, në brigjet e Kanadasë. Në bordin e mjetit lundrues ndodheshin gjithësej 27 pasagjerë, prej të cilëve 21 u shpëtuan. Autoritetet bëjnë me dije se një person rezulton i humbur, ndërkohë që në operacion është përfshirë një helikopter i forcave të armatosura. Aktualisht 18 persona ndodhet në spital ku po marrin edhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor.Ndërkohë, në Hong-Kong të paktën 100 njerëz janë lënduar, pas përplasjes së një anijeje turistike me një objekt ende të panjohur. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët e departamentit të Policisë, të cilët gjithashtu nënvizuan se 5 persona ndodhen ende në rrezik për jetën. Pjesa tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe po merr ndihmë shëndetsore.Hong-Kongu ka një prej trafiqeve ujore në të dendura. Në korridorin e tij ujor incidentët janë mjaft të shpeshta. Dy javë më parë një anije e ngjashme u përfshi nga flakët, gjë që detyroi autoritetet të evakuonin 144 pasagjerët që ndodheshin në bord.
