Kodheli: Lufta kundër kancerit të gjirit është beteja për jetën

Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua një aktivitet sensibilizues në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit.Ministrja Mimi Kodheli u bëri apel të gjitha grave që të mos neglizhojnë kontrollet e vazhdueshme tek mjeku, pasi ato janë kyç për parandalimin e sëmundjes.Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Mbrojtjes organizoi aktivitetin sensibilizues ku ministrja Mimi Kodheli u bëri thirrje të gjitha grave që tu nënshtrohen egzaminimeve të vazhdueshme për të parandaluar këtë sëmundje:Kodheli: Askush nuk është imun ndaj kësaj gjëje. Shkuarja rregullisht, në kohën e duhur dhe moshën e duhur tek mjeku për të bërë mamografinë, pap testin dhe gjithë çek-apet e tjera dhe në këtë mënyrë të parandalojmë sa më shpejt të jetë e mundur një sëmundje të shekullit siç janë sëmundjet tumorale.Të njëjtin apel përsëriti edhe deputetja e PS-së, Klodjana Spahiu:Spahiu: Heqja e pagesës për vizitën te mjeku i familjes që realisht është një pengesë për ata njerëz që nuk janë të siguruar dhe nuk janë në marrëdhënie pune. Kjo është një derë e parë e hapur e cila duhet të na sensibilizojë për të nxitur njerëzit tanë të afërt për të bërë vizitën mjekësore në momentin që janë të shëndetshëm.Ministrja Kodheli ftoi gratë dhe vajzat që punojnë në FA, të cilat ishin pjesëmarrëse në aktivitetin sesibilizes, për të bërë ekzaminimin pranë njësisë së mamografisë së lëvizshme që kishte ardhur enkas për këtë qëllim nga Instituti i Shërbimit Publik të Ministrisë së Shëndetësisë.