U dëmtua nga vërshimet e lumit Gjanicë drejt rrënimit "Ura me shkallë"

"Ura me shkallë", ndër më të vjetrat në qytetin e Fierit po shkon drejt degradimit.Mungesa e rikonstruksionit prej vitesh, si dhe dalja nga shtrati i lumit Gjanicë dhjetë ditë me parë kanë shkatërruar plotësisht parmakët mbrojtës të saj.Vendin e parmakëve e kanë zënë grumbuj mbeturinash të sjella nga nga vërshimet e lumit.Qytetarët thonë se bashkia ende nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa jeta e tyre rrezikohet cdo ditë duke kaluar në këtë urë."Duhet ndërhyrë urgjentisht" thotë një banor"Gjithmonë kemi dhënë para plot por nuk shohim asnjë investim""Ura me shkallë" e ngritur në vitin 1935 lidh bulevardin kryesor "Jakov Xoxa" të qytetit me lagjen "1 Maj".fier ura me shkalle foto/Oranews.tv/