Veliaj: Korsi të veçanta kushtuar biçikletave dhe autobusëve
Bashkia e Tiranës do t’i japë prioritet biçikletave, urbanëve dhe këmbësorëve për mes ndërhyrjeve që po bën në rrugët e kryeqytetit.Projekti do zbatohet fillimisht në rrugën “Dritan Hoxha” në hyrje të qytetit dhe punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Veliaj: “Më vjen mirë që, për herë të parë, në rrugën kryesore të hyrjes së qytetit, Bashkia e Tiranës sjell një standard të ri. Do të kemi një korsi të kushtuar për biçikletat dhe sinjalistikën e nevojshme. Do të shpërblejmë njerëzit që përdorin biçikletat ose transportin publik, do të kemi një korsi rreth 4 metra kushtuar autobusëve. Ai që përdor biçikletën dhe autobusin do të shkojë më shpejt në destinacion se sa kushdo që preferon që për distanca të shkurtra t’i hipë makinës. Çdo rrugë e re në Tiranë do të ketë këtë standard, trotuare për këmbësorët, korsi të posaçme për biçikletat dhe autobusët."Rruga e re “Dritan Hoxha” do të ketë trotuare të veshura me pllaka, 3 kilometra korsi biçikletash në të dyja drejtimet e rrugës, korsi autobusi të dedikuar me gjerësi 4 metra, projekt ndriçimi rrugor, sistemim të stacioneve të linjave urbane pranë kalimeve të këmbësorëve dhe ulje të trotuareve për personat me aftësi të kufizuar./Oranews.tv/