PD: Rama genjen për makinat, i dha ndërtuesit të tij pagesën e 41 mijë të papunëve
PD nëpërmjet deputetes Mimoza Hajdarmata tha se skandali me makinat e qeveritarëve po thellohet me shumë. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja tha se kryeministri Rama i dha pagesën e 41 mijë të papunëve.Deklarata e plotë e deputetes Mimoza HajdarmataThellohet skandali me luksin qeveritar.Revolta e menjehershme e qytetarëve pas vendimit të Edi Ramës, për t’i shtuar rehatisë së tij dhe të ministrave edhe nga një Jaguar të tipit të fundit me paratë e shqiptarëve, e nxiti qeverinë që të genjejë turpshëm.Zyra ku prodhohet propaganda e Edi Ramës, pretendon se po kursehet dhe thotë se aktualisht qeveria shpenzon 636 mijë euro për mirëmbajtjen e makinave që ka.Në fakt, qeveria ka shpenzuar në një vit vetëm 23 mijë euro për mjetet e transportit, referuar këtij dokumenti zyrtar të thesarit.Zyra e Edi Ramës ka genjyer 30 fish, me shumën e paraqitur.Një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar këtë shpenzim skandaloz për luks qeveritar, për ministrat e zhytur në korrupsion.Faktet janë kokëforta.2 milionë euro ka vendosur Edi Rama tia japë ndërtuesit të tij personal, të vilave të tij në Dradhë dhe ne Durrës, Gon Papulit, që ai vetë dhe ministrat e tij, të thellojnë edhe më shumë pabarazinë, varfërinë e mjerimin në këtë vend.44 makina luksi për Ramën dhe ministrat e tij.2 milionë euro që tahirët, beqët e damianët me në krye Ramën, ti shohin qytetarët nga xhamat e errët të Jaguarëve modeli i fundit.Dhe në fund, sërish makinat i mbeten Papulit të Ramës.Një aferë e pastër korruptive që kutërbon mbare vendin.2 milionë euro që do mjaftonin për t’u falur qytetarëve të pamundur kamatvonesat e energjisë.2 milionë euro, pagesa e 41 mijë të papunëve, ose 34 mijë pensione fshati, apo 18 mijë e 700 pensione qyteti, që Edi Rama ia jep Papulit të tij.Shqiptarët nuk mund të lejojnë një tallje të tillë nga qeveria.Eshtë ora për tu ngritur e për ti ndalur hajdutët e xhamave të zi.