"Një film që nuk duam ta shohim më”, tragjedia e emigrantëve në tapetin e kuq

Organizata "Medici senza frontiere" (Mjekët pa Kufi) kanë sjellë mbi tapetin e kuq te Festivalit të Filmit në Romë, dramën e emigrantëve në Mesdhe.Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes mbi tapetin e kuq të Festivalit të 10 Ndërkombëtar të Filmit që po zhvillohet në Romë nga data 16-24 tetor.Rreth 50 vullnetarë të organizatës "Medici senza frontiere", të veshur me jelekun e shpëtimit, ata që çdo ditë ndihmojnë e shpëtojnë dhjetra e qindra emigrantë të ardhur nga deti, kanë demostruar skenën e emigrantëve të mbytur mes Mesdheut.Tapeti i kuq është shndërruar për pak minuta në një varrezë humane, dritat e reflektorëve mbi yjet e kinemasë janë shuar, tinguj dramatikë të ngjashëm me atë të një operacioni shpëtimi në det kanë pushtuar atmosferën."Një film që nuk duam ta shohim më ", është mesazhi i kësaj iniciative, ndërmarrë nga operatorë e vullnetarë të organizatës "Mjekë pa kufi"."Është një mesazh solidariteti, u shpreh drejtuesi i saj Loris de Filipi, ndaj mijëra personave të dëshpëruar që largohen nga lufta e varfëria, që rrezikojnë jetën për të mbërritur në një vend të sigurtë."4946484547