Chris Rock moderator në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”

Komediani Chris Rock do të moderojë, për herë të dytë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, një nga eventet më të rëndësishme për Hollivudin, që do të mbahet në muajin shkurt. Lajmin e kanë publikuar vetë producentët, David Hill dhe Reginald Hudlin.Rock, komedian dhe ish-pjesëtar i kastit të shfaqjes "Saturday Night Live," ka drejtuar Academy Awards, në vitin 2005 për herë të parë, duke arritur  një numër rekord shikueshmërie, në plot 41.5 milionë shikues amerikanë.Puna e moderatorit konsiderohet jo vetëm si vlerësim i madh në botën e televizionit, por edhe si një ndër profesionet më të vështira. Drejtuesit i duhet të mbajë për rreth 4 orë, jo vetëm të pranishmit në ceremoni, por edhe shikuesit, dhe kjo kërkon një angazhim të madh më monologje komike.Producentët David Hill dhe Reginald Hudlin thanë se pasi panë ceremoninë e Çmimeve “Oscar” të vitin 2005, vendosën menjëherë të kontaktonin me komedianin. Vetë 50-vjeccari është shprehur se është shumë i lumtur që do të rikthehet sërish në shfaqje.Akademia Amerikane e artit skenik- filmit dhe shkencës do t’i publikojë nominimet për çmimin prestigjioz “Oscar” në muajin janar ndërsa ceremonia do të mbahet më 28 shkurt 2016./oranews.tv/