Ed Sheeran në premierën e filmit "Jumpers for Goalposts"

Këngëtarit britanik Ed Sheeran, i cili është kthyer në një nga artistët më të suksesshëm vitet e fundit, ka marrë pjesë në premierën e filmit të tij 'Ed Sheeran Jumpers for Goalposts'. 24-vjeçari është shprehur se kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e tij, dhe se ndjehet shumë i lumtur. 'Ed Sheeran Jumpers for Goalposts' është film dokumentar me prapaskenat e tre koncerteve të tij në “Wembley Stadium”, të Londrës, të cilët u mbajtën në muajin korrik.Filmi dokumentar do të shfaqet në kinematë botërore në datat 23-25 tetor.Ndërsa një ditë më parë, këngëtari i hitit “Thinking Out Loud” është shprehur se do të mbyllë edhe datat që ka caktuar deri më 12 dhjetor dhe më pas do të shkëputet për 9-muaj.Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Ed Sheeran sqaron: “Jam me miqtë dhe familjarët momentalisht kështu që nëse ju më doni vërtet, më lejoni të zhdukem për disa muaj dhe të komunikoj me ju sa më pak të jetë e mundur. Mendoj se kam nevojë për pushim nga telefoni, rrjetet sociale dhe posta elektroniike”.Ed Sheeran është vlerësuar me disa çmime ndërsa albumi I tij “X”, është ndër albumet më të shitura dhe të kërkuara nga top lista ‘Billboard’. Deri më tani ky album është shitur në 2.39 milion kopje./Oranews.tv/