Ndarja e Beyonce me Jay Z, Rihanna shkaku kryesor
A e tradhtoi Jay Z Beyoncen me Rihannan? Kësaj pyetje pretendon se I përgjigjet një libër i sapopublikuar, nga shkrimtari bestseller Randy Tarborreli.Ky libër biografik i paautorizuar mban titullin “Becoming Beyonce: The Untold Story” dhe pretendon se çifti i fuqishëm i industrisë së muzikës, të cilët u lidhën në vitin 2000, u ndanë në 2005 – ën, gjatë kohës kur Jay Z zbuloi Rihannën 17 – vjeçare, e cila u bë e famshme me singëllin “Pon De Replay”.Në atë kohë, këto thashetheme u përfolën se u përhapën për të rritur famën e Rihannës, megjithatë, autori i këtij libri shkruan se, Beyonce nuk ishte e sigurt se çfarë të bënte përballë kësaj situate.Sipas DailyMail, pretendimet e këtij libri, hedhin edhe më shumë dyshime se Rihanna ishte shkaku i zënkës në ashensor, gjatë eventit “Met Gala” në Maj të 2014, ku motra e Beyonce, Solange, goditi me shpulla Jay Z.Beyonce 34 dhe Jay Z, 45 – vjeç, sot janë të martuar dhe kanë një vajzë 3 – vjeçare, Blue Ivy. Por sipas autorit Taraborrelli, ata kanë luftuar fort për të ruajtur marrëdhënien e tyre.Në një intervistë për Entertainment Tonight, ai tha se, përballë thashethemeve se Jay Z po e tradhëtonte me Rihannën, Beyonce u gjend në një situatë të vështirë dhe kjo bëri që t’i jepte fund lidhjes me rreperin. Megjithatë, pas 1 viti ata u rikthyen sërish bashkë dhe sipas tij, sot dy “rivalet” janë shoqe.
/oranews.tv/