Adele na përshëndet me klipin e saj të fundit “Hello”

Pak ditë pasi u kthye në vëmendje të publikut, Adele nxorri videoklipin e saj të ri “Hello” që do të jetë pjesë e albumit “25”.27-vjeçarja britanike nuk ka nxjerrë asnjë album në këto katër vitet e fundit.Albumi i saj i fundit i titulluar në “21”, fitoi 6 çmime Grammy, përfshi edhe Albumin e Vitit, në 2012-n.Këngëtarja gjithashtu fitoi një Academy Aëard në vitin 2013 për këngën më të mirë të titulluar “Skyfall”.Albumi  “25” do të dalë në treg më 20 nëntor.