Në Kinë krijojnë Schweinsteiger-in si lodër naziste, lojtari do i hedhë në gjyq
Mesfushori i Manchester United dhe Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger do të padisë një kompani kineze lodrash pasi kanë krijuar një kopje të tij dhe e kanë veshur si ushtar nazist të Luftës së Dytë Botërore.Kukulla që kompania kineze ka bërë është identike me lojtarin gjerman. Madje ajo ka po të njëjtin emër si futbollisti: Bastian.Sipas The Telegraph skuadra ligjore e Schweinsteiger është hedhur që tani në sulm.Nga ana tjetër, kompania e lodrave DiD ka mohuar se kukulla Bastian është modeluar sipas futbollistit gjerman me të njëjtin emër.“Ne nuk kemi krijuar asnjëherë kukulla të bazuara në futboll,” tha Patrick Chan, një përfaqësues i DiD, për gazetën BILD. “Kjo figurë është bazuar në një person tipik gjerman. Dhe ne besojmë se gjermanët e pëlqejnë këtë. Bastian është një emër i zakonshëm në Gjermani”.