One Direction, më të fortë pas largimit të Zayn Malik
Largimi i Zayn Malik nga One Direction erdhi si shok jo vetëm për fansat anembanë botës, por edhe për vetë pjesëtarët e grupit. Sot, pas disa muajsh nga largimi i 22 – vjeçarit, katër anëtarët e tjerë të bandës së pop –it deklarojnë se janë më të fortë.Në një intervistë për revistën “Coup de Main”, vokalisti Harry Styles tha se, që pas largimit të Malik, gjërat ndryshuan, por sipas tij, kjo nuk ndikoi në realizimin e albumit të pestë të grupit.“Mendoj se fokusi jonë gjatë këtyre 5 viteve ka qenë i njëjti, të realizojmë këngët më të mira të mundshme dhe mendoj se kjo nuk ka ndryshuar. Jemi bërë shumë më të fortë pas largimit të Malik, me shumë gjasa pasi kemi kuptuar se kemi të njëjtat synime për shumë gjëra”, tha 21 – vjeçari për revistën.“Made In The A.M”, që pritet të dalë në treg më 13 Nëntor, është albumi i parë i One Direction, që pas largimit të Zayn Malik, i cili e la bandën në Mars të 2015 – ës./oranews.tv/