Adele sjell “Hello”, albumi plotë publikohet më 20 nëntor

Këngëtareja britanike Adele rikthehet pas tri vitesh me këngën e saj të re. “Hello”, është një baladë e re që ofron shijen e parë të albumit të ri të këngëtares të titulluar “25”.Muzika shoqërohet nga një piano dhe një bateri, në pjesën më të madhe të këngës, e cila është prodhuar nga Greg Kurstin dhe regjistruar në Los Angeles ndërsa rëfreni ka firmën e Adele me vokalin e saj unik.“Përshëndetje nga ana tjetër/duhet të kisha telefonuar mijëra herë/ për të të thënë që më vjen keq për gjithçka kam bërë”.Titulli është një këngë rikthimi me pak zemërim brenda. Adele pas lindjes së fëmijës së saj në vitin 2012, ka qënë në një karrierë letargjike. “Hello” është kënga e parë e Adele që nga 2012 kur regjistroi dhe “Skyfall” për filmin e James Bond.Menjëhërë pas publikimit të këngës, Adele ka rrëfyer në një interviste në BBC Radio One se kishte frikë si do të pritej kënga, pas suksesit të  albumit “21”, që kryeson si albumi më i shitur në Angli në këtë mijëvjeçar.27-vjecarja tha se shitja e albumit 21 ishte e jashtëzakonshme dhe tejkaloi cdo pritshmeri të sajën.  E ndjej se cfarëdo albumi tjetër të publikoj pas albumit 21, s’ka rëndësi se cfarë rekordi do të thyejë, do të jetë vazhdim i suksesit të albumit 21, ka thënë Adele.Albumi i plotë i këngëtares që mban titullin 25 do të prezantohet më 20 nëntor./oranews.tv/