Harry Potter, verën e ardhshme prezantohen dy pjesë të reja

Verën e ardhshme vjen i ekranizuar vëllimi i shtatë i Harry Potter-it, sagës së famshme të shkrimtares bestseller J.K. Rowling. Një rrjedhë e re do të përfshijë historinë e ndërprerë të Harry-t dhe djalit të tij të vogël, Albus. Sipas publicistëve, "Harry Potter and the Cursed Child Parts I & II " do të prezantohet në Londër më 30 korrik të 2016.Historia zë fill 19 vjet pas përballjes përfundimtare të Harryt me magjistarin Lord Voldemort, që përshkruhet në vëllimin e shtatë të titulluar "Harry Potter and the Deathly Hallows". Tashmë, Harry shfaqet si një punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, ndërsa tre fëmijët e tij kanë nisur të shkojnë në shkollë. Atij do ti duhet të përballet me të shkuarën e cila refuzon të qëndrojë aty ku i përket.Ndërsa, djalit të tij Albus, i mbetet pesha e ruajtjes së trashëgimisë familjare. E kaluara dhe e tashmja bashkohen në mënyrë kërcënuese, ndërsa babë e bir mësojnë të vërtetëtn e pakëndshme. Shfaqja do të jetë e ndarë në dy pjesë, dhe mund të prezantohet brenda një nate ose për dy mbrëmje me radhë. Ndërsa më 30 tetor, do të dalin në shitje biletat, për rezervime për natën e parë.Publicistët për disa muaj me radhe kanë publikuar detaje të vëllimit të ri, një strategji kjo për të mbajtur fansat në ankth se çfarë do të ndodhë më pas. Megjithëse kjo strategji e marketingut nuk është shumë e nevojshme pasi çdo gjë që lidhet më Harri Poterin është kthyre në një minerë ari. Librat e Roëling janë përkthyer në 78 gjuhë të botës, dhe janë shitur më shumë se 450 milionë kopje në mbarë botën.Historia e re e librit është një bashkëpunim mes autores Rowling, skenaristit Jack Thorne. dhe drejtorit të teatrit John Tiffany, i cili ka fituar edhe një çmim në Londër dhe Nju Jork për mjuzikëllin “Once”.“Kjo histori ekziston vetëm për faktin se disa njërëz u bashkuan me një ide të shkëlqyer, se si ta prezantojmë Harry Poterin në skenë”, është shprehur shkrimtarja Rowling. Jam e bindur se publiku do ta kuptoje përse vendosën ta tregonim në këtë mënyrë historinë vetëm kur të shohë 'Harry Potter and the Cursed Child'. /Oranews.tv/