Michael Buble do të bëhët baba për herë të dytë

Këngëtari kanadez, Michael Buble do të bëhët baba për herë të dytë. Ai ka preferuar ta ndajë me të gjithë fansat e tij këtë lajm të bukur, teksa familja e tij së shpejti do të bëhet edhe më e madhe.Buble nuk ka rezistuar pa bërë publik lajmin dhe gjininë e bebit, duke e treguar atë ne një show televiziv si “Entertainment Tonight Canada”. Michael dhe Luisana janë tashmë prindër të një djali Noah, ndërsa Buble ka pranuar faktin se çifti dëshiron të këtë shumë fëmijë.Cifti Buble- Lopilato u martuan në Mars të vitit 2011 në një ceremoni private, në Buenos Aires, në Argjentinë. Aktorja Lopilato është e famshme në Agjentinë, dhe ka luajtur në Chiquititas dhe Rebelde Way. Ajo ka modeluar edhe në fushatat për Coca-Cola, BlackBerry dhe McDonald.Edhe kur erdhi në jetë fëmija i parë i çiftit Buble zgjodhi një mënyrë të veçantë për të bërë publik lajmin. Nëpërmjet një video-montazhi Bublé dhe bashkëshorja e tij Lopilato, njoftojnë fansat e tyre se janë në pritje të fëmijës së parë…Disa nga këngët e Buble që janë kthyer në hite janë “It’s a Beautiful Day, Home, etj./oranews.tv/