Vajzat e Fitnes-it, një trend në rritje në Korenë e Jugut
Femrat në Korenë e Jugut nuk janë të fiksuara vetëm tek bukuria e fytyrës, por edhe tek tonifikimi i trupit dhe shëndeti fizik. Për këtë arsye ato frekuentojnë rregullisht palestrat për të patur një trup të tonifikuar dhe me muskuj.Palestrat për gratë janë një biznes që po rritet çdo ditë në Korenë e Jugut, ashtu si edhe sallonet e bukurisë apo kirurgjia plastike dhe kjo konfirmohet nga furnizuesit e produkteve të shëndetit.Instruktori i një palestre në Seul, 29-vjeçari, You Ri, tregon se ushtrimet e zakonshme janë thuajse njësoj si për meshkujt dhe për femrat. Vajzat ushtrohen me shtanga ashtu si edhe djemtë.“Imazhi i femrave të famshme që merren me palestër është bërë mjaft popullor këto vitet e fundit, kështu që mendoj se të kesh një trup të shëndetshëm dhe të tonifikur po kthehet në një model, që ndiqet çdo ditë e më shumë.”- tha You.Për shumë vajza që shkojnë në palestër, trupi i tonifikuar i yllit të popit koreanjugor Hyorin K apo figura botërore si Zonja e parë eAmerikës, Michele Obama, janë kthyer në modele për këto të reja.“Femrat janë mësuar të rrinë edhe pa ngrënë vetëm që të humbasin peshë. Tani ato bëjnë ushtrime, "-thotë Ray Yang, instruktor i famshëm, i cili prezanton edhe një program fitnesi në televizon, shumë të ndjekur nga vajzat.Në korrik të këtij viti, Olive Young, hapi një dyqan ku tregtohen pajisje palestre, përfshirë këtu edhe shtanga dhe topa apo gira. Sipas tij, shitja e pajisjeve të palestrës këtë vit është rritur me 9 përqind. Edhe numri i të regjistruarëve në qëndrat e fitnesit në Korenë e Jugut është rritur më 5 përqind krahasuar me një vit më parë.Ashtu si në vendet e tjera aziatike edhe në Korenë e Jugut, tendeca e vajzave që frekuentojnë palestrat është në rritje. Deri para pak kohësh, palestrat nuk preferoheshin nga vajzat të cilët parapëlqenin t’i drejtoheshin kirurgjisë plastike.Kim Min-jeong, profesore e shkencave sportive në Universitetin “Hankuk”, thotë se shumë vajza të cilat duan të mbajnë trupin në formë, fillimisht kanë pasur frikë të përdorin pajisjet sportive si p.sh bicikletën pasi mendonin se këmbët e tyre do të fryheshin. Por, tashmë mentaliteti ka ndryshuar.“Vajzat me mendonin se nëse do të ushtroheshin në palestër muskujt e tyre do të fryheshin. Por ky koncept tashmë ka ndryshuar. Vajzat mendojnë se të praktikosh palestrën do të thotë të ruash një formë të mirë fizike, dhe një tup të shëndetshëm , pa pësuar asnjë deformim.”Sipas Kim, ndryshimi i këtij mentaliteti, mund të ndikojë edhe në rolin e grave në shoqëri dhe në rritjen e fuqisë punëtore. /Oranews.tv/