“Spectre”, filmi i ri i James Bond, si një këngë mjellme

Nuk është thjesht një koincidencë, që e dashura e fundit e agjentit 007, që interpretohet nga aktorja franceze Lea Seydoux, quhet Madeleine Swann. Në fakt, kolona zanore e filmit të fundit të James Bond, ngjan me këngën e mjellmave.Aktori Daniel Craig, që luan Bondin për herë të katërt, por edhe regjisori Sam Mendes, kanë deklaruar për mediat në Londër se për momentin kanë hequr dorë nga prodhime të tjera të James Bondit. Madje, Greig para disa kohësh u shpreh se preferonte më mirë të priste damarët se sa të luantë sërish në rolin e agjentit 007.Filmi i fundit mbi James Bond “Skyfall” arriti të mbledhë 1.1 bilion dollarë të ardhura në të gjithë botën, por kjo shifër mud të tejkalohet nëse realizohet Bond 25, sipas producentëve.Por, për t’ju rikthyer përsonazhit Madeleine Swann, e cila është e dashura e re e Bondit, një karakter i frymëzuar nga shkrimtari francez, Marsel Prust. Mjellma në personazhet e Prustit, risjell kujtimet e fëmijërisë, ashtu siç ndodh edhe në filmin Spectre, kur Bondi i rikthehet të kaluarës së tij të mistershme. Megjithëse, adhuruesit e filmit nuk presin të tilla skena sentimentale, kjo mund të jetë një nga skenat më të ndjera të filmit./oranews.tv/