Harrojnë beben të mbyllur brenda në çerdhe, kujtuan se ishte kukull
Një bebe e vogël u la e mbyllur në një çerdhe pasi i gjithë stafi ishte larguar. Kjo ndodhi sepse ata menduan se ishte një kukull.Punonjësit tek qendra e kujdesit ditor “Gjithçka Është e Mundur për Fëmijët” në Çikago, thanë se menduan se vajza e vogël ishte një kukull, duke i bërë ata që të kyçnin derën e ndërtesës e të largoheshin.Por, Cornelius Jones arriti në çerdhe, për të marrë vajzën e tij Journee por aty pa që çdo gjë ishte e mbyllur dhe se askush nuk përgjigjej tek dera.Cornelius tha: “I bija ziles dhe asnjë nuk dilte, kështu që i rashë telefonit të çerdhes 2-3 e përsëri nuk përgjigjej njeri”.“I rashë derës dy tre herë të tjera, dhe më pas dëgjova vajzën time të qante”.Cornelius më pas telefonoi shërbimet emergjente dhe bashkëshorten e tij Quanesha. Zjarrfikësit u futën në ndërtesë me mjetet e tyre dhe e liruan vajzën.Pasi drejtori i çerdhes dhe punonjësit u shfajësuan, Quanesha thotë: “Ajo që më habit është fakti që pse nuk kontrolluan listën e check-ineve përpara se të largoheshin të gjithë, pasi unë sa herë vij ta marr vajzën, shënoj emrin në listë”.Policia arriti në vendngjarje dhe po kryen një hetim mbi incidentin, që ndodhi më 19 tetor.
