Bushati: PD do të kthejë pas ekonominë; Vokshi: “Jaguar-ët” i porositët tek Papuli
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta sot nga selitë respektive.Deputeti i PS, Ervin Bushati reagoi ndaj programit ekonomik të Lulzim Bashës, që sipas tij gremis ekonominë shqiptare, siç ndodhi gjatë qeverisjes Berisha.Bushati: Tani që raporti i Bankës Botërore thotë se ekonomia e Shqipërisë ka filluar të ecë në drejtimin e duhur, tani që agjensia më prestigjoze financiare që vlerëson stabilitetin financiar të gjithë vendeve të botës, “Standard and Poor’s”, e vlerëson pozitiv stabilitetin financiar të vendit tonë dhe parashikon zhvillim në vitet e ardhshme oferta e Lulzim Bashës është kthimi prapa tek Saliu. Kthimi prapa tek borxhet, kthimi prapa te konkurrenca e pandershme, kthimi prapa te mospagimi i energjisë, kthimi prapa tek mospagimi i taksave, kthimi prapa në informalitet, kthimi prapa në gropën ekonomike që krijuan këta vetë, Luli dhe Saliu, për tetë vite rresht.Ndërkohë deputetja, Albana Vokshi, denoncoi blerjen e makinave të luksit të qeverisë, nga një kompani e cila sipas saj zotërohet nga miku i kryeministrit Edi Rama.Vokshi: Eshtë një aferë e pastër, sepse që nga përcaktimi i markës së makinës “Jaguar”, e deri tek lloji i saj më i fundit, të gjitha këto të shkruara e zeza mbi të bardhë, tregojnë se Edi Rama ka vendosur ti marrë mjetet e shtrenjta tek miku i tij Agron Papuli.Ja ku është dokumenti qeveritar që përcakton llojin e makinës, detyrimisht dhe vendin ku duhet marrë.Pasi dihet se këto automjete, në Shqipëri i ka koncesionari i Agron Papulit, mikut të Edi Ramës.[caption id="attachment_603744" align="alignnone" width="640"]
Dokumenti qeveritar ku tregohet se eshte percaktuar qe në fillim lloji i makines dhe koncesionari ku duhet marre[/caption]