Justin Trudeau, lideri karizmatik i Kanadasë “çmend” rrjetet sociale
Media dhe rrjetet sociale janë në delir nga një foto e liderit të ri të vendit me veshje boksi, dhe një tatuazh të dukshëm në shpatullën e tij të majtë: një korb i inspiruar dhe simbol i tribusë së nativëve kanadez Haida, prej të cilës familja Trudeau gëzon një respekt veçantë pasi ajo është anëtare nderi qysh prej vitit 1976, përgjatë mandatit të dytë të të atit të Justin, Pierre."Tatuazhi im është planeti tokë brenda një korbi Haida. Tokën e kam bërë kur isha 23 vjeç ndërsa korbin ia bëra dhuratë vetes me rastin e 40-vjetorit tim", ka shkruar ai në Twitter në 2012 kur tatuazhi i tij u bë publik gjatë nj ndeshje boksi midis liderit liberal dhe senatorit konservator Patrick Brazeau.Lideri i ri kanadez nuk do të hyjë në histori si i vetmi prej liderëve të njohur që ka pasur një tatoo. E njohur është gjithashtu edhe spiranca mbi parakrahun e Churcill-it.Justin Trudeau fitoi zgjedhjet e fundit legjislative, duke mundur bindshëm konservatorin në ikje Stephen Harper, në pushtet prej 9 vitesh. 43-vjeçari Trudeau, ish-profesor universiteti është fëmija i parë i ish-kryeministrit Pierre Trudeau i cili u nda nga jeta në vitin 2000, një figurë tepër karizmatike dhe popullore e historisë politike dhe sociale kanadeze, dhe që udhëhoqi vendin për 15 vite.Kronikat rrëfejne se në vitin 1972, kohë kur Justin ishte vetëm 4 muajsh, babai mori pjesë në një mbremje gala me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Richard Nixon, dhe ky i fundit profetizoi një të ardhme të lavdishme prej udhëheqesi për djaloshin e vogël, sot kryeministër./oranews.tv/