Shoferi refuzon t’i liroj rrugën ambulancës që po dërgonte pacientin në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2015, 19:04
Kjo video shokuese tregon një ambulancë të bllokuar, që po dërgonte një pacient në spital, pasi kishte mbetur mes dy makinave të tjera.Një shofer i makinës tip BMW dhe një tjetër i furgonit tip Tesco bllokuan stafin mjekësor që po kalonte në një tunel hekurudhor në Brighton, East Sussex dhe patën një konflikt mes tyre se kush kishte të drejtë.Shoferët e BMW-së dhe Tesco-s dolën nga automjetet e tyre dhe filluan të debatonin bashkë se kush duhet të kthehej dhe të lironte rrugën për ambulancën.
/oranews.tv/