Justin dhe Selena, kënga e re “Strong”, për të manipuluar fansat

Me sa duket nuk është një rastësi zhurma e madhe që po bëhet për duetin e famshëm midis Justin Bieber dhe Selena Gomez . Kënga me titull “Strong” sipas kritikëve të muzikës nuk është gjë tjetër veç një formë marketingu që dy artistët, dikur të dashuruar, kanë zgjedhur të përdorin.Sipas HollywoodLife.com për këtë duet të mundshëm u nis të flitej pikërisht kur ata do të nxirrnin albumet e tyre të rinj përkatës. E pamundur të mos flasim për Justin Bieber dhe Selena Gomez edhe kur bëhet fjalë për një 'SCOOP' të tillë!Sigurisht, që këtë këngë nuk e kanë shkruar dhe as regjistruar kur të dy këngëtarët kanë qenë të pranishëm, pasi marrëdhënia e tyre mbetet ende e distancuar. Kënga e plotë është publikuar më 17 tetor!/oranews.tv/