Madonna dhe Penn? 26 vjet pas divorcit, përflitet bashkimi i çiftit
Divorci i ka ndarë për 26 vjet, por kjo nuk është arsye që çifti Madonna dhe Sean Penn të rikthehen bashkë. Ky është një lajm që i ka surprizuar të gjithë fansat, ndërsa mediat kanë shkruar se Penn do të jetë pjesë e turneut europian të Madonna-s, “Rebel Hearts”.Martesa e çiftit zgjati vetëm 4 yjet, nga viti 1985 deri në 1989, por spekulimet për ribashkimin e tyre kanë pushtuar mediat rozë. Sean është fotografuar në koncertin e Madonna-as më 18 tetor, teksa e vështronte me dashuri gjatë performancës së saj në skenë.Aktori Sean Penn në muajin qershor i dha fund lidhjes me bukuroshen Charlize Theron. Edhe pse përflitej se çifti do të martoheshin në fund të vitit, duket se gjërat nuk funksionuan. 54- vjeçari dhe 39-vjeçarja, Theron qëndruan bashkë 1 vit e gjysmë. Ndarja, sipas mediave, është kërkuar nga Theron, por arsyet janë mbajtur të fshehta./oranews.tv/