“Star Wars VII”, fansat në festë para Murit të Madh Kinez
Me qindra të rinj, fansa të sagës së famshme “Lufta e yjeve VII” janë mbledhur për të festuar në Pekin, para Murit të Madh Kinez. Në shfaqjen promovuese të organizuar nga Disney u prezantua trajleri i ri i episodit të fundit të filmit.Fansat ishin veshur si kalorësit e dritës dhe qëndronin në shkallët e Murit të Madh Kinez, në pritje të trajlerit.Episodi i fundit i “Luftës së yjeve” titullohet “The Force Awakens”, ndërsa në Pekin u prezantua dhe version kinez i trajlerit nga Disney.Më shumë se 200 fansa ishin mbledhur para murit të madh Kinez për të parë trajlerin e ri. Premiera e “The Force Awakens” do të mbahet në Shtetet e Bashkuara në dhjetor ndërsa në Kinë, në janar. Aktorët që interpretojnë në këtë episode janë Harrison Ford, Mark Hamill, Billie Lourd etj.

/oranews.tv/