Demi hidhet dhe sulmon spektatorët (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2015, 19:06
Një dem i tërbuar ka sulmuar turmën e spektatorëve gjatë një ndeshje në Peru teksa ka kaluar barrierën e sigurimit duke lënë të plagosur 20 veta.Njerëzit e entuziazmuar ishin mbledhur në Taraco të provincës Huankan për të ndjekur ndeshjen e demave që më pas u kthye në një mankth.Video amatore tregon momentin se si demi i cili peshonte më shumë se 1 ton hidhet në turmën e spektatorëve duke rrëzuar një pjesë të tyre nga tribuna.Menjëherë pas incidentit autoritetet nisën hetimet për masat e sigurisë që ishin marrë në aktivitetin e organizuar.
/Oranews.tv/