Kate Midleton , Dukesha e Kembrixhit, rrëzëllitëse në Buckingham Palace
Dukesha e Kembrixhit, Kate Midleton, i ka mahnitur të gjithë në mbremjen e organizuar nga Mbretëresha dhe Princi Philip. Banketi shtetëror u organizua për nder të presidentit kinez Xi Jinping, në pallatin Mbretëror. Rreth 700 të ftuar morën pjesë në darkën e organizuar në Buckingham Palace, në nisje të vizitës 4-ditore të presidentit kinez në Britaninë e Madhe.Kjo ishte hera e parë që Dukesha e Kembrixhit merr pjesë në një darkë shtetërore, e ulur në truezën kryesore në krah të presidentit Xi Jinping.Katë mbantë në kokë kurorën e Nënës Mbretëreshë, e njohur ndryshe edhe si diadema lule zambak. Dukesha kishte veshur një fustan të kuq tyl, të qëndisur me diamantë, që rrezatonin tek të të gjithë të pranishmit.Ndërsa bashkëshorti i saj Ëilliam ishte ulur përkrah zonjës së presintit Xi Jinping.Kjo darkë shtetërore, ku mes të pranishmëve ishte edhe kryeministri David Cameron, shihet si çelësi për forcimi e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.
