Keqmenaxhimi i përmbytjeve, kryebashkiaku Leli paralajmëron shkarkime
Kryetari i Bashkisë së Vlorës pas inspektimeve gjatë natës të hidrovorit dhe kanaleve kulluese, ka paralajmëruar penalizime për mosmarrjen e masave në kohë për të shmangur përmbytjet. Dritan Leli vlerësoi se duhet të parashikohej situata që në muajt e verës.Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë orët e fundit Vlorën dhe nevoja për mirëmenaxhim të situatës në rast përmbytjeje, çoi per inspektim në mesnatë kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.Kryebashkiaku pa nga afër hidrovorin dhe kanalizimet në qytet, të cilat janë ende duke u pastruar pas vërshimit të ujit rreth dy javë më parë.Leli paralajmëroi shkarkime në nivel Drejtorësh për keqmenaxhim të situatës së përmbytjeve në Vlorë.Leli: Do kenë kohë më shumë punëtorët që kanë detyrimin për të bërë pastrimin e kanaleve që të merren me punën e tyre, të organizojnë çdo gjë të mundur, të bëjnë punët ashtu siç duhen, me përgjegjësi, për të zvogëluar sa më shumë mundësinë e përsëritjes së situatave të tilla në qytet.Gazetarja: Penalitete do të ketë?Leli: Besoj se po.Në Vlorë aktualisht po punohet per pastrimin dhe zgjerimin e kanaleve te ujërave te larta, bllokimi i të cilëve ka qenë ndër shkaqet e përmbytjeve masive të 11 tetorit.