Aktori Vin Diesel lë botën e shpejtësisë për shtrigat

Aktori i "Fast & Furious", Vin Diesel ka vendosur të këmbejë botën e makinave të shpejta me të mbinatyrshmen. Në filmin e tij të fundit, "The Last witch Hunter", ai luan në rolin e një njeriu, të destinuar të vrasë shtrigat në përjetësi, për të shpëtuar njerëzimin.Ylli i filmave aksion lufton kundër pengesave që has në këtë aventurë të mbinatyrshme, ku interpretojnë edhe Michael Caine, si dhe aktorja e "Game of Thrones" Rose Leslie.“Për një muaj kam punuar me koreografinë e lëvizjeve të dyluftimit, por në fund gjithçka ndryshon kur nis xhirimi dhe ti sheh që ke një tank propani pas shpine dhe një shpatë flakëruese. Nëse nuk je në vendin e duhur, ti mund të digjesh nga flakët,” tha Diesel në premierën e filmit në Londër.Ndërsa Caine luan në rolin e Dolanin të 36-të në film është mentor i Kaulder, që interpretohet nga Diesel.“Unë kam eksperiencë në të tillë filma, kështu që për mua ishte pak më e lehtë dhe pjesa ishte e bukur…  dhe e shkurtër. Nuk mu desh të zgjohesha që në orën 6 e gjysmë të mëngjesit për 10 javë, por vetëm për 2 javë.”  tha Caine."The Last witch Hunter" tashmë ka nisur të shfaqet në kinematë botërore.