Nga Shqipëria me 5 kg marijuanë të fshehur në kamionin me dru, arrestohet

Policia doganore e financiare e portit të Ankonës kanë arrestuar në flagrancë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, drejtuesin e një kamioni të nisur nga Shqipëria drejt Italisë.Brenda automjetit të tij i sapo zbarkuar nga Shqipëria, janë gjetur rreth 5 pako marijuanë me një peshë rreth 5.164 gram.Dy prej pakove ishin fshehur nën dyshekun e krevatit në kabinën e mjetit të transportit, ndërsa tre pakot e tjera në kutinë e vendmbajtjes së instrumenteve të punës.Sipas dokumentacioneve doganore, automjeti transportonte rreth 27 ton dru zjarri për një shoqëri sipërmarrëse italiane në rajonin e Lombardisë.Droga e sekuestruar do të kishte në treg vlerën e mbi 50 mijë eurove.Ndaj shoferit shqiptar është ekzekutuar urdhëri i arrestit, ndërsa automjeti është sekuestruar.[caption id="attachment_602974" align="alignnone" width="411"]unnamed (1) Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_602975" align="alignnone" width="411"]unnamed Droga e sekuestruar[/caption]unnamed (2)