Nishani liron nga detyra Berishën
Presidenti Bujar Nishani ka firmosur pak ditë më parë lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Britani Mal Berisha. Mal Berisha u emërua në krye të ambasadës shqiptare në Londër më 2011, dhe në korrikun e shkuar ministria e Jashtme kërkoi zhdekretimin e tij për shkelje të etikës.Presidenti Bujar Nishani ka firmosur lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Britani Mal Berisha.Mësohet se presidenti ka zhdekretuar Berishën pak ditë më parë, edhe pse kërkesa nga ministria e Jashtme i kishte shkuar në korrik të vitit të shkuar, së bashku me emrat e ambasadorëve të Shqipërisë në Itali dhe Bosnje- Hercegovine.Mal Berisha u emëruar ambasador 4 vjet më parë, me firmë të presidentit Bujar Nishani, ndërsa paaradhësi i tij Bamir Topi, kishte refuzuar të firmoste emrin.Berisha pritet të mbyllë zyrtarisht detyrën në 31 tetor dhe largimin do ta paraprijë një ceremoni promovimi në 30 tetor, promovimi i dy librave të tij, "Realitete Shqiptaro-Britanike" si dhe "1358 ditë në Londër" .Lajmi për largimin e Berishës, është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme, e cila për momentin nuk ka një emër konkretë për pasardhësin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.Berisha, nuk u përfshi në Konferencën e Konferencën e Përvitshme të Ambasadorëve që u mbajt në Tiranë në datat 4 deri më 7 korrik, ku të ftuar ishin të gjithë diplomatët që përfaqësojnë vendin tonë në ambasadat e vendeve të Europës, Azisë, Amerikës Latine.Tashmë mbetet për tu parë nëse Berishës do t'i ofrohet një post në MPJ ashtu siç e parashikon ligji, për të cilën ende nuk ka një vendim të caktuar nga ana e palës shqiptare./Oranews.tv/