Sulmi me shpatë, “luftëtari i Star Wars” në Suedi ithtar i nazizmit dhe Hitlerit

Sulmuesi i maskuar dhe i armatosur me shpatë, i cili vrau një mësues dhe një nxënës në një shkollë në Suedi ka kryer krimin për motive raciste.Kështu deklaron kreu i policisë së qytetit Trolhatan, Niklas Hallgren, duke u shprehur se 21 vjeçari ka zgjedhur vendin e sulmit dhe viktimat në bazë të entisë së tyre.Autoritet mendojnë se krimi ka bazë urrejtjen racore, duke u mbështetur edhe në provat e materialet e gjetura të autorit.Sipas mediave lokale, sulmuesi quhet Anton Petterson dhe ishte mbështetës i Lëvizjes së Djathtë Ekstremiste, të cilët janë kundër islamit dhe emigrantëve.Mediat shkruajnë gjithashtu se autori i vrasjeve ishte i pasionuar pas filmave më luftë dhe romaneve të Steven King.Në adresën e tij në Youtube, sulmuesi kishte publikuar një film mbi jetën e Hitlerit dhe nazizmin, kurse në Facebook kishte bërë një apel drejtuar demokratëve suedezë për mbajtjen e një referendumi mbi emigrantët.21-vjeçari para se të kryente vrasjet kishte bërë fotografi me nxënësit e shkollës, të cilët kishin menduar se ai ishte veshur me kostum lufte dhe helmet naziste për festën e Hallowinit.Policia nuk ka konfirmuar identititetin e tij, por deklaroi se ka gjetur informacione shumë të rëndësishme në shtëpinë e tij.Kryeministri suedez, Stefan Lofven tha se ishte një "ditë e zezë" për vendin, teksa qindra njerëz vendosën lule dhe qirinj në nder të viktimave.Ngjarja ka shokuar suedezët por edhe iu ka sjellë në mendje ngjarjen tragjike të ndodhur më 22 korrik të vitit 2011, kur ekstremisti i djathtë Anders Breivik, vrau 77 persona po për arsye racore.2DAB0E1600000578-3284339-image-m-18_14455297714332DABC9D600000578-3284339-image-m-31_14455371269502DA908DF00000578-3284339-image-a-2_1445508794486