One Direction anullon koncertin, dëshpërohen 30 mijë fansa

Fansat e One Direction kanë mbetur të zhgënjyer e të mërzitur pas anullimit të koncertit nga grupi muzikor në minutën e fundit.Koncerti do të zhvillohej në Belfast Arena. Nëpërmjet një deklarate, që u dha vetëm pak minuta para se koncerti të fillonte, u lajmërua se Liam Payne ishte sëmurë dhe se nuk ishte në gjendje të performonte.Mijëra fansa të dëshpëruar  u larguan në shi, pas disa orëve pritjeje për koncertin.Sipas një raporti 30 mijë fansa në Irlandën e Veriut kishin shpenzuar më shumë se 1.6 mln paund për bileta për të ndjekur djemtë e One Direction.2D9B2DA700000578-3281691-image-m-81_1445378341979 2D9B2FAD00000578-3281691-image-m-80_1445378208381 2D9B2DC200000578-3281691-image-a-78_1445378196906 2D9B2F2C00000578-3281691-image-a-76_1445378182184