Kriza e emigrantëve, çekët akuzohen për abuzim të të drejtave të njeriut
OKB-ka ka akuzuar autoritetet çeke për shkelje sistematike të të drejtave në trajtimin e tyre ndaj refugjatëve.Republika Çeke i ka mbajtur emigrantët në kushte “poshtëruese” për më shumë se 90 ditë, tha Shefi i të Drejtave të Njeriut i OKB-së.Zeid Raad Al Hussein tha se emigrantëve i është kërkuar para për të paguar paraburgimin e tyre.Por Ministri i Brendshëm çek, Milan Chovanec tha se qeveria nuk pajtohej aspak me këto akuza.Ai tha se z. Hussein ishte i mirëpritur të vizitonte objektet çeke të burgimit.Të dhëna të tjera për krizën e refugjatëve:-Suedia tha se 190 mijë azilkërkues do të arrijnë në vend këtë vit, më shumë se dyfishi i parashikuar. Agjencia Suedeze e Emigracionit pret 33 mijë fëmijë të pashoqëruar të hyjnë në vend dhe do t’i duhen rreth 8.4 mld dollarë për të përballuar të ardhurit në dy vitet e ardhshme.-Më shumë se 12.600 emigrantë kaluan në Slloveni nga Kroacia të mërkurën (21 tetor) dhe 5 mijë të enjten, duke sjellë një total prej 34 mijë njerëzish që nga e shtuna.-Policia gjermane tha se prishi një komplot sulmi ndaj një shtëpie refugjatësh në Bamberg, në jug të Gjermaninë nga një grup ekstremist i krahut të djathtë. Rreth 600 sulme ndaj shtëpive të refugjatëve kanë ndodhur këtë vit.