Grekët protesta kundër rritjes së taksave dhe shkurtimit të pensioneve

Teksa autoritetet greke dhe huadhënësit ndërkombëtarë po bisedonin mbi kushtet e marrëveshjes së ndihmës prej 86 miliardë euro, mijëra qytetarë grekë u mblodhën në protesta kundër rritjes së taksave dhe shkurtimit të pensioneve.Punëtorë, pensionistë dhe studentë mbanin flamuj, pankarta dhe këndonin "Jo më sakrifica për plutokratët" në protestën e organizuar nga sindikata e partisë greke komuniste PAME.Qeveria ka kaluar legjislacionin për rritjen e moshës së pensionit, ka rritur kontributet shëndetësore dhe ka hequr të gjitha përfitimet e pensionit të parakohshëm.Faza tjetër përfshin tatimet e fermerëve, rritjen e taksës së arsimit privat , bashkimin e fondeve të pensioneve dhe trajtimin e kredive të këqija, arsye të cilat sipas autoriteteve kanë dobësuar sistemin bankar dhe kanë ndikuar në rënien ekonomike.“Masat që po miratohen janë shumë të ashpra dhe kjo është arsyeja pse grekët duhet të bashkohen dhe të luftojnë sëbashku. Punëtorët, të papunët, fermerët dhe familjet e tyre duhet të luftojë për rezistencë ndaj këtyre masave barbare dhe mizore", shprehet lideri i Partisë Komuniste, Dimitris Koutsubas.Nëpunësit civilë dhe punëtorët e sektorit privat kanë organizuar një grevë në shkallë vendi më 12 nëntor, duke treguar edhe shenjat e para të mospajtimit me qeverinë e kryeministrit, Aleksis Tsipras.Por Ministri i Financave, Jorgo Kuliarakis, mbrojti programin e reformës të qeverisë, duke thënë se kishte ende hapësirë për të negociuar me huadhënësit për përmirësime në çështjet e punës.