Fleckenstein: Duhet sistem gjyqësor profesional, larg korrupsionit dhe politikës
Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein ka theksuar edhe njëherë nevojën e reformës në drejtësi, si kyçe në procesin e integrimit dhe zhvillimit të vendit.Duke folur në konferencën e 11 të komisioneve të integrimit të vendeve në proçes të stabilizim-asocimit, Fleckenstein institstoi që kjo reformë nuk duhet të shihet thjesht si plotësimi i një kushti për ti bërë qejfin Parlamentit Euriopian, duke theksuar se një gjyqësor profesional dhe i pandikuar politikisht është i lidhur ngushtësisht me zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.Flekenshtejn: “Nuk mund të përballemi me sfidat e politikës jo vetëm në Shqipëri por dhe vende të tjera pa patur bashkëbisedim. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të njihen si vende të sigurta origjinë, ndërkohë ka shumë sfida.Anëtarsimi i Shqipërisë, i vendeve tuaja kërkon punë të vazhdueshme. Serbia po bën një punë më të mirë dhe po tregon një shpirt më europian edhe sesa shumë shtete anëtare të BE. Kam ndjekur proçesin e përgatitjes së Shqipërisë për integrimin, ndërkohë që qeveria dhe parlamenti duhet të punojnë për një reformë gjithpërfshirëse në drejtësi për të pasur një sistem gjyqësor profesional që nuk është prekur nga korrupsioni dhe influenca politike. Kjo reformë do na lejohë që të bëjmë progres të vazhdueshëm në luftën kunndër korrupsionit të organizuar, për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, thithjen e investimeve. Reforma në gjyqësor nuk i shërben qëllimit të të bërit qejfi Parlamentit Europian, forcimi parimit të së drejtës do ti bindin qytetarët të mbështeten tek drejtuesit politik se po bëjnë më të mirën e mundur për një të ardhme më të mirë. Jam i bindur se PE dhe të gjitha institucionet e BE janë të gatshme të mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor. PE nuk preket nga fenomene që prekin vendet e BE. Meta: Korrupsioni dhe krimi i organizuar, barrierë për zhvillimin e vendeve
Në të njëjtën linjë ishte dhe kryeparlamentari Ilir Meta, sipas të cilit korrupsioni dhe krimi i organizuar ende qëndrojnë si barriera serioze për zhvillim të shpejtë të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.Meta: “Parlamentet tona i kanë mundësitë të shumëfishojnë përpjekjet e përbashkëta në nxitje të qeverive për të përshpejtuar reformat në çdo vend. Proçesi i Berlinit është një impuls i ri në drejtim të transformit të rajonit tonë.Prespektivën e integrimit e shohim ngushtë të lidhur me reformat në vend të fokusuara në konsolidimin e shtetit të së drejtës përmes reformës në drejtësi si reforma kyçe që do garantojë dhe mbarëvajtjen e proçesit të integrimit. Hapja e negociatave do jetë nxitje dhe angazhim për adresim më të mirë të sfidave që sjell zbatimi i reformave. Duhet të përshpejtojmë me ritmin e reformave që lidhen me focimin dhe sundimin e ligjit. Korrupsioni dhe krimi i organizuar ende qëndrojnë si barriera serioze për zhvillim të shpejtë. Duhet të punojmë më shumë për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.Bregu: Motoja e të futurit në BE "Mbi ligjin nuk sundon dot askush"
Ndërsa kryetarja e komisionit parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, vuri në dukje ritmin e ngadaltë me të cilin kanë ecur drejt integrimit vendet e rajonit.Ajo theksoi se nëse duam të jemi një nga vendet anëtare të unionit nesër, duhet të shpallim se mbi ligjin nuk sundon dot askush. Bregu gjithashtu nënvizoi rëndësinë që përfshirja e parlamenteve në proçesin e Berlinit.Bregu: "As 1% e të larguarve nuk arrijnë të përfitojnë azilin që kërkojnë. Pavarësisht se vendet tona janë tashmë në listën e vendeve të sigurta numri i lartë i të larguarve përshkruan më qartë situatën tonë reale.Papunësi e lartë sidomos tek të rinjtë, korrupsion dhe situatë e rënduar social- ekonomike, të cilat janë më kokë fortë se çdo listë e vendeve të sigurta. Prej '99 kur nisi procesi i stabilizimit i vetmi vend i anëtarësuar deri më sot është Kroacia. Vendet e tjera janë në faza të ndryshme të proçesit.Mbase askush nuk kërkon të na vërë në siklet, por sigurisht askush nuk ka ndërmend të na falë asgjë.Sundimi pa kushte i ligjit është tipari kryesor i dokumentit të identitetit europian. Nëse duam të jemi një nga vendet anëtare nesër duhet të shpallim se mbi ligjin nuk sundon dot askush. Për më shumë se një dekadë pa luftra, Ballkani ka ende sot probleme të demokracisë dhe funksionimit të shtetit, probleme të politikave të brendshme, retorika etnike dhe nacionaliste, probleme të respektimit të minoriteteve, korrupsion dhe çështje të krimit të organizuar, të sistemit të drejtësisë, që janë togfjalëshi i tendosur i punëve tona të pambaruara në çdo progres-raport. Mes sfidave që quhen reforma europianizuese jemi të lirë të përcaktojmë vetë ritmin. Prej samitit të Vjenës të fund gushtit kemi diskutuar me kolegët nga rajoni dhe kanë rënë dakord të mbështesim propozimin për të përfshirë parlamentet në proçesin e Berlinit. Prej sot do t'ia përcjellim zyrtarisht këtë kërkesë tonë Ministrit të Jashtëm francez.Ka nevojë për një vendimarrje të qartë politike për kalendarin e zgjerimit".Bushati: Pavarësisht polarizimit, të gjitha palët mbështesin integrimin
Ministri për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, vlerësoi rolin e Parlamentit shqiptar në procesin e integrimit, ndërsa theksoi se pavarësisht polarizimit të skenës politike, të gjitha palët janë në mbështetje të këtij proçesi.Bushati: “Shqipëria dhe vendet e rajonit e mirëpresin këtë proces, si një mundësi për zhvillimin e lidhjeve më të mira politike dhe ekonomike. Aktualisht, ne po punojmë për Konferencën e Parisit, ku dimensioni parlamentar duhet të jetë një vlerë e shtuar, por duhet të fokusohemi dhe tek ato projekte për të cilat kemi rëndë dakord në Vjenë. Në pranverën e vitit të ardhshëm, në Shqipëri, do të organizojmë takimin e ministrave të Jashtëm, ku do të jetë i pranishëm dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johhanes Hahn. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë në përgatitjen e takimit të Parisit”.