Kapen me 30 kg kanabis në automjet, në pranga dy të rinj nga Fushë Kruja
Një sasi prej 30 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Durrësit gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Lalzi”, ndërsa kanë rënë në pranga dy persona si posedues të drogës.Të arrestuarit janë Engled Broja 23 vjeç dhe Arjan Çypi 28 vjeç, të dy banues nëGramëz të Fushë-Krujës.Lënda narkotike u gjet në makinën tip Land Rover me targa AA 507 CK ku udhëtonin dy të rinjtë.Mjeti drejtohej nga shtetasi Arjan Çypi. Policia ushtroi kontroll në automjetin e të arrestuarve pas informacioneve që kishte siguruar në rrugë operative se dy të rinjtë ishin të përfshirë në trafik droge.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”• Momenti i arrestimit të dy të rinjve[caption id="attachment_602787" align="alignnone" width="640"]
Makina Land Rover ku u gjet droga[/caption][caption id="attachment_602788" align="alignnone" width="640"]
Lënda narkotike në makinën Land Rover[/caption][caption id="attachment_602789" align="alignnone" width="640"]
Makina Land Rover ku u gjet droga[/caption][caption id="attachment_602790" align="alignnone" width="640"]
Makina Land Rover ku u gjet droga[/caption][caption id="attachment_602791" align="alignnone" width="640"]
Lënda narkotike qe u gjet në makinën Land Rover[/caption][caption id="attachment_602792" align="alignnone" width="640"]
Lënda narkotike qe u gjet në makinën Land Rover[/caption][caption id="attachment_602861" align="alignnone" width="640"]
Policia arreston nje nga te rinjte[/caption][caption id="attachment_602860" align="alignnone" width="640"]
Policia gjen lenden narkotike ne bagazhin e makines[/caption][caption id="attachment_602859" align="alignnone" width="640"]
Policia gjen lenden narkotike ne bagazhin e makines[/caption]