Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, opozita paralajmëron bllokim të seancës

Sot në orën 16:00 të pasdites pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë disa herë tashmë nga forcat politike në opozitë.Deputetët e partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë paralajmëruar bllokimin e saj, me argumentin se nuk do të ketë asnjë seancë plenare sa kohë kryeministri Isa Mustafa nuk tërheq marrëveshjet e nënshkruara në Bruksesl me palën serbe me 25 gusht.Vendimi për mbajtjen e seancës u mor më 20 tetor nga Kryesia e Kuvendit, pas takimeve që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi me të gjitha partitë politike në Kosovë, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik.Po atë ditë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se mbajtja e seancave para arritjes së një marrëveshje është një gabim.Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar negative zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.Sipas tij opozita po izolon Kosovën, po dëmton ekonominë e vendit dhe po dëmton proçesin e liberalizmit të vizave në zonën Shengen të Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës.Liderët e partive politike në opozitë kërkojnë shfuqizimin e këtyre marrëveshjeve, me theks të veçantë atë që ka të bëjë me themelimin e Asociacionit për komunat e banuara me shumicë serbe.Deri tani opozita ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar punimet në Kuvend.