Zjarr në fabrikën e Maminasit, digjen 600 ton bimë medicinale
Një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e djeshme, 22 tetor, magazinën e grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të bimëve medicinale në Maminas të Durrësit, duke shkaktuar dëme të madha materiale.Si pasojë e flakavë të madhe, të përhapura në katin e katërt të objektit, u shkrumbuan mbi 600 ton bimë medicinale, të cilat ishin ngati për përpunim.Sipas policisë, biznesi është pronë e shtetasit Xhavit Hyseni, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale si pasoje e ndonjë shkëndie elektrike.Mësohet se Hyseni kohët e fundit ishte ankuar disa herë tek OSHEE-ja, pasi në biznesin e tij kishte luhatje të tencionit.Zjarri u konstatua nga roja i objektit katër-katësh, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërriti policia e Shijakut dhe zjarrfikëse të Durrësit e Tiranës.Pas disa orësh autoritetet arritën ti vinin nën kontroll flakët që po përhapeshin me shpejtësi në ambjente të ndryshme të objektit ku kishte bimë medicinale.Bimet medicinale kanë dy veti të çuditshme që në parim kundërshtojnë njëra-tjetrën, ato janë shumë të ndjeshme nga flakët, por digjen shumë ngadalë.Për këtë arsye, forca të shumta të repartit zjarrfikës dhe policia e Shijakut qëndruan deri në orët e para të paraditës së sotme, për të vendosur totalisht nën kontroll situatën.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me ndonjë shkëndie elektrike.[caption id="attachment_602801" align="alignnone" width="640"]
Zjarri i madh që përfshiu fabrikën e bimëve mjekësore në Maminas.[/caption][caption id="attachment_602802" align="alignnone" width="640"]
Zjarri i madh që përfshiu fabrikën e bimëve mjekësore në Maminas.[/caption][caption id="attachment_602803" align="alignnone" width="640"]
Zjarri i madh që përfshiu fabrikën e bimëve mjekësore në Maminas.[/caption][caption id="attachment_602804" align="alignnone" width="640"]
Zjarrfikesit duke fikur zjarrin ne fabrike[/caption][caption id="attachment_602805" align="alignnone" width="640"]
Zjarri i madh që përfshiu fabrikën e bimëve mjekësore në Maminas.[/caption][caption id="attachment_602962" align="alignnone" width="640"]
Fabrika e Maminasit pas djegies[/caption][caption id="attachment_602963" align="alignnone" width="640"]
Fabrika e Maminasit pas djegies[/caption][caption id="attachment_602964" align="alignnone" width="640"]
Fabrika e Maminasit pas djegies[/caption][caption id="attachment_602965" align="alignnone" width="640"]
Fabrika e Maminasit pas djegies[/caption]